Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka thënë se duke pasur parasysh logjikën e deputetëve të cilët i vazhduan edhe më parë mandatin EULEX-it, e njëjta do të ndodh edhe kësaj radhe. Ai ka theksuar se BE-ja në të gjitha raportet e progresit e ka akuzuar qeverinë për korrupsion, prandaj si mund të pritet që vendi të dal nga kjo gjendje, raporton Indeksonline. “Fakti që EULEX-i nuk e ndryshoi këtë gjendje për tetë vite me radhë, nuk mund të vazhdoj të qëndroj këtu as nuk mund të jetë i suksesshëm derisa nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Topalli. Sipas tij, shteti është kap nga politikanët, derisa politikanët janë kapur nga EULEX-i./Indeksonline/