Ferizaj

Topalli: 364 ditë nuk ka demokraci në vend, për të flitet vetëm një ditë

By FerizajPress

September 15, 2016

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se nuk mjafton vetëm një ditë e demokracisë, pasi sipas tij në 364 ditë nuk ka pasur demokraci në vend.

Këto deklarata ai i bëri në organizimin e Kuvendit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ndonëse organizatorët nuk ia dhanë fjalën atij.

Atij i është kundërpërgjigjur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili tha se “proletarët si Fatoni flasin kur duan dhe arrijnë suksesshëm ta tregojnë shpirtin e vetë demokratik”.