Lajme

Tomë Gashi: Dy javë me herët Astrit Dehari e dinte se do t’i ndodh diçka

By FerizajPress

December 16, 2016

Një i paraburgosur që ishte në qeli së bashku me Astit Deharin, në dëshminë e tij kishte thënë se Deahri dy javë më herët e dinte se do t’i ndodhte diçka.

Duke lexuar dëshminë e të paraburgosurit, avokati Tomë Gashi, ka thënë se Dehari ia kishte thënë disa numra telefoni këtij të paraburgosuri dhe i kishte thënë të lajmëronte familjen dhe avokatin e tij në rast se do t’i ndodhte diçka në burg.

“I paraburgosuri ka thënë se Astriti ka qenë i shqetësuar 2 javë më herët, në rast se ndodh diçka i ka dhanë tre numra. Ai dy javë më herët ai e ka ditur se çfarë do të ndodhë. Ai u kishte treguar të paraburgosurve se do të transferohej në një burg tjetër”, ka thënë Tomë Gashi.

“Shishen e plastikës me mjaltë e ka blerë një nga personat që ka qëndru në dhomë me Astritin”, thotë Gashi.

Lexoni edhe:

Sipas Gashit ekspertiza e pavarur thotë se Astrit Dehari është vrarë (Video)

.