Lajme

Tomë Gashi dorëzon padinë për deportimin e Arbër Zaimit të Vetëvendosjes

By FerizajPress

April 20, 2016

Avokati Tomë Gashi ka dorëzuar sot një padi kundër deportimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi.

Kjo padi është dorëzuar pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës përmes përfaqësuesit të autorizuar, transmeton Klan Kosova.

Padia është ndaj Komisionit të Ankesave për të Huaj (KAH) ku kërkohet shfuqizimi i masës së shqiptuar ndaj Arbër Zaimit sipas Urdhrit për largim vullnetar.

Përpos Zaimit nga Kosova është deportuar edhe aktivisti tjetër i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Boiken Abazi.