Mediat greke raportojnë se shqiptari 46-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u prangos disa ditë më parë për ngacmim seksual të të miturave.
Dje ndaj tij gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Mbi të janë disa denocnime për ngacmime vajzash të vogla.
Më i fundit është rasti i ngacmimit të një vazje që luante me qenin para dyqanit të prindërve.
“Vajza ishte duke luajtur me qenin jashtë dyqanit tim. E pyeti se çfarë race është qeni, por për fat të mirë e kam mësuar vajzën që të jetë e kujdesshme”, tregon prindi.
Sipas tij, më vonë erdhi policia dhe filluan ta merrnin në pyetje. “Fillimisht mendova mos ishte adhurues i qenve, por më pas kuptova për çfarë bëhej fjalë”, thotë babai i vajzës.
The post Tmerri i vajzave të vogla, ja pedofili shqiptar që u arrestua në Greqi appeared first on Lajminet.