Lajme

Tjetër vrasje me armë zjarri/ Vlorë, ekzekutohet një 23 vjeçar

By FerizajPress

November 11, 2016

 

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin Marjo Ribaj.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:34, në fshatin Vranisht në Vlorës ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Policia e Vlorës ka shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka konstatuar se në fshatin Vranisht, ka mbetur i vrarë me armë zjarri “Automatik” shtetasi F.V., rreth 23 vjeç, me banim në këtë fshat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend për shkak të plagëve të rënda.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Marjo Ribaj, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

Akti i krimit ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë.

Po punohet për kapjen e tij

.