Lajme

Tiranë: Zbret nga pallati 37 vjeçarja që kërcënonte me vetëvrasje

By FerizajPress

February 01, 2017

Enkelejda Ahmetaj pas negociatave gati 1 orëshe me policinë dhe me vëllain e saj, ka zbritur nga tarraca nga ku kërcënonte se do të hidhej.

Vëllai i saj, Ardi Ahmetaj shpjegon se arsyeja pse motra tentoi të kryente një veprim të tillë ishte se ata kanë bërë një kontratë me një kompani ndërtimi në vitin 2007, por në fund ndërtuesi nuk u ka dhënë përqindjen ashtu siç kishin rënë dakord.

“Pasi bëmë kontratën dhe përfundoi ndërtimi, pronari i firmës na tha që prona doli me disa pronarë dhe nuk na ka dhënë përqindjen e objektit siç ram dakord. Nuk kemi marrë asnjë centimetër hapësirë. Kemi bërë disa gjyqe por sërish nuk është ndërhyrë.