Lajme

Tiranë, sekuestrohet 1 kg kokainë, dy persona në pranga

By FerizajPress

January 26, 2017

Të arrestuarit janë 49-vjeçari Gjergji Gjinaj dhe 53-vjeçari Ismail Alushi, të dy banues në Tiranë. Në kërkim është shpallur 41-vjeçari A.K.

Këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së kokainës dhe heroinës, në zona të ndryshme të Tiranës.

Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.