Bashkëshorti i saj është arrestuar në vitin 2009 jashtë Shqipërisë dhe është dënuar me 5.4 vite burg për trafik droge. Sa i pëket shumës së parave, ajo ka deklaruar se i ka marrë hua nga një qytetar në Milano, i cili i kishte sjellë në Tiranë dhe i kishte depozituar cash në një bankë të nivelit të dytë.
Sipas Policisë, bashkëshortja e tij ka përfituar në llogarinë e saj individuale 56.900 Euro nëpërmjet 4 transfertave të urdhëruara nga një kompani në Zvicër me përshkrimin “finanziamento”.
Tri transfertat e para të mbërritura në këtë llogari në shumën prej 36,927 Eurosh janë tërhequr pjesë – pjesë në cash, me qëllim investimin e tyre në biznes. Rezulton gjithashtu se ajo është ortake me 100% të aksioneve dhe përfaqësuese ligjore në një subjekt të regjistruar në Tiranë. Nuk është e ditur se për cilën biznesmene bëhet fjalë.
The post Tiranë, kush është gruaja që Gjykata i ka bllokuar 30 mijë euro, të dyshuara si para droge appeared first on Lajminet.