Tiranë: Hajduti ia rrëmben telefonin teksa ishte duke folur (VIDEO)

By FerizajPress

April 27, 2016

Kjo i ka ndodhur një qytetari në kryqëzimin e rrugës “Vasil Shanto” në Tiranë.

Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, publikuar nga “Jeta osh qef”, shihet se grabitësi e vëzhgon “prenë” për disa minuta para se t’ia rrëmbejë celularin teksa ky ishte duke biseduar.

Viktima, së bashku me një person tjetër me të cilin qe ulur në kafe, vrapojnë për ta ndjekur hajdutin, por pa mundur ta kapin.

The post Tiranë: Hajduti ia rrëmben telefonin teksa ishte duke folur (VIDEO) appeared first on Lajminet.