Tiranë, dy persona në pranga për kontrabandë mallrash

By FerizajPress

June 16, 2016

Në pranga e policisë kanë rënë Bledar Ceka, 37 vjeç dhe Hasim Ceka, 64 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 300 steka cigareje të llojeve të ndryshme; solucion për larje automjetesh i amballazhuar në bidona 5 litra, 30 litra dhe në fuçi 200 litra.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “tregtimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”.

The post Tiranë, dy persona në pranga për kontrabandë mallrash appeared first on Lajminet.