Minoreni B. D. është proceduar penalisht pas kallëzimit dhe është dërguar si i pandehur në gjykatë për akuzën e “ngacmimit seksual”. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi të fajshëm në lidhje me këtë akuzë dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie, shkruan panorama.
Ai përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të tij me burg. Ai do të qëndrojë në liri me kusht për 18 muaj, kohë gjatë së cilës duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës. Referuar vendimit të Gjykatës, kallëzimi penal ndaj minorenit nga 14 vjeçarja është depozituar në janar të këtij viti. Bëhet e ditur se nxënësja është paraqitur në Komisariatin numër 2 në Tiranë nën shoqërinë e mësueses së saj kujdestare.
Kallëzuesja ka pohuar se gjatë kësaj kohe, i pandehuri, përveçse e ka tallur në vijimësi, e ka prekur në vende intime, si në gjoks e vithe, si edhe i ka ngritur bluzën duke i zbuluar pjesë të barkut. Po ashtu, 14vjeçarja është shprehur se i pandehuri i shkruante letra të ndryshme, si edhe vizatime pornografike.
Në disa raste, 15-vjeçari B. D. ka shfaqur edhe sjellje agresive ndaj saj, si edhe e ka detyruar që t’i japë paratë që kishte me vete, si 3040 lekë. Veprimet e kallëzuara nga ana e nxënëses janë pranuar nga i pandehuri B. D. gjatë pyetjes së tij në hetimet paraprake, si edhe në gjykatë, ku edhe ka shfaqur pendesë.
The post Tiranë: Dënohet 15-vjeçari pervers, ngacmoi shoqen e klasës për dy vite appeared first on Lajminet.