Lajme

Tiranasi kapet me 32 kg kanabis, destinacion Turqia

By FerizajPress

February 06, 2017

Uniformat blu kanë sekuestruar 32 kg kanabis sativa, të ndarë në 31 pako, si dhe kanë arrestuar transportuesin e tyre, shtetasi Mustafa Molla, 56 vjeç, nga Tirana.

Sipas autoriteteve lokale, lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar mes sediljeve në automjetin “Peugeot”, me targë “AA 546 NS”, e drejtuar nga 56-vjeçari.

Nga veprimet hetimore të kryera edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Turqinë.