Lajme

Tirana bashkon shkencëtarët

By FerizajPress

September 08, 2019

Në fund të muajit shtator, në Tiranë, më 27 -28 .9.2019, mbahet Konferencë Shkencore organizuar nga Instituti “Alb Shkenca”.

Në këtë takim të ftuar janë edhe shkencëtarë të fushave të ndryshme nga diaspora. Pjesëmarrësit përveç prezantimit të punëve shkencore do të shkëmbejnë edhe rreth ideve për perspektiva nga të gjitha disiplinat.

Njëra nga pjesëmarrëset është mërgimtarja nga Kosova, Hava Kurti Krasniqi. Ajo do të paraqes një punim me temën ” Mjekësia, si mision dhe profesion “

          Kjo konferencë mbahet nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporës, z. Pandeli Majko.

H.K.Krasniqi