Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj i ka dalë në mbrojtje deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili u akuza rëndë nga partia e tij për kundërshtim të Demarkacionit.
Kadrijaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se është shqetësues fakti kur një deputet i zgjedhur me votën e lirë quhet zëdhënës i një subjekti politik.
Postimi i plotë: E pash një reagim të LDK-së, për Deputetin Bulliqi, me të vërtetë është shqësues fakti kur një deputet i zgjedhur me votën e lirë quhet zëdhëndës i një subjekti politik. Duke u munduar të dezinformojnë opinionin partia që qeverisë tani është vërsulur në sulm kundër deputetëve kundërshtues me lloj lloj fyrjesh, për ketë subjekt deputet është vetëm ai që ju rrin gaditun shefave, por jo ore zoterinjë,populli na ka zgjedhur neve e ne ju pergjigjem popullit. Deputeti Bulliqi dhe shumica e deputetëve janë duke e kryer punen morale dhe profesionale, e ju që i shkaktuat këto tema do mbeteni përjetësisht të humbur dhe të ulët në memorien e këtij populli.