Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas deklaratave të fundit të deputetes së re të Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi. Kadrijaj në një shënim në Facebook thekson se në propozimin e VV-së për AAK-në kërkohej specifikisht që Donika të jetë përfaqësuese nga partia e Haradinajt, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë:
Donika e Trojes Sa gjatë qëndroi Kali i Trojës në AAK.Në propozimin e VV-së për Alternativen, specifikisht i kërkohej AAK-së, që në Këshillin Drejtues të Alternatives të ishte edhe Donika. Dmth që VV të kishte 4 të vetët, plus Doniken si Kalë Troje, plus nja 4 poashtu të vetët, po nga shoqëria civile dhe mundësisht edhe një kalë Troje nga Nisma. Dmth dhjetë me katër!!! Ky ishte morali politik i partneritetit të VV-së me neve. “PO jo bre djem se ne moti merremi me këto punë!