31 vjeçari pas një viti qëndrim te Milan, është rikthyer te Juventusi, te skuadra që fitoi gjithë trofetë në aspektin ekipor. Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, është parë shumë i lumtur për rikthimin te Juventus, dhe këtë e ka treguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale. Ai thotë se çdo udhëtim përfundon me rikthim në shtëpi, dhe se dëshirën për t’u rikthyer do ta demonstroj me punë në fushë.
@bonucci_leo19 touches down in Turin. pic.twitter.com/71g0kF0ai1 — JuventusFC (@juventusfcen) August 2, 2018
“Çdo udhëtim përfundon me rikthim në shtëpi. Unë sigurisht që nuk do të harroj t’i falënderoj ata që më mbështeten dhe shoqëruan gjatë këtij sezoni”, ka shkruar Bonucci. “Në të njëjtën mënyrë, filluar nga sot, me punë do ta dëshmojë dëshirën për t’u rikthyer në shtëpi”./Lajmi.net/