Sport

Tifozët e skuadrës ferizajase kërcënojnë futbollistët pas humbjes

By FerizajPress

September 12, 2018

Ferizaj ka dëshpëruar me rezultate në katër xhirot e para të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi ferizajas nuk ka arritur më shumë se tri pikë në katër ndeshjet e para.

Ferizaj së fundmi humbi në stadiumin e saj nga Feronikeli me shifrat 2:0.

Tifozët e skuadrës Ujqit kanë shpërthyer duke i kërcënuar futbollistët përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Duke parë rezultatet e fundit dhe mos-angazhimin e shumicës së futbollisteve tonë shprehim pakënaqësinë tonë te të gjithë ata që po përfaqësojnë klubin tonë KF Ferizaj e veçanërisht lojtaret që ende se kanë kuptuar vlerën e fanellës se qytetit tonë . Ne nuk do te lejojmë asnjëherë qe te bëhet hajgare me ketë fanelle , pasi qe klubi është i qytetit tonë . Dhe disa lojtar nuk e meritojnë te startojnë ne klubin tonë pasi qe nuk jemi klub për lojtaret qe vijnë me për përvojë”, shkruhet në faqen e tifozëve të klubit.