Arjen Robben nuk do të transferohet në Lazio. Mesfushori pritet të largohet nga Bayern Munich, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Por, “Cittaceleste.it” raporton se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka vendosur të mos e ndjek rrugën e transferimit të holandezit. Robben ka një histori me shumë lëndime, dhe në moshën 34 vjeç, Tare nuk beson se mund të jetë i dobishëm në Stadio Olimpico, përcjell “lajmi.net”. Lazio nuk dëshiron t’i ofrojë mundësinë e paraqitjeve në Serie A. /Lajmi.net/