Sipas organizatës në shqyrtim janë marrë 176 vende të botës, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 83, me 39 pikë në total. Krahasuar me një vit më parë, atë të vitit 2015 Shqipëria ka përmirësime me 3 pikë (36 pikë ishin në vitin 2015).
Sipas hartës së “Transparency International” (harta me ngjyra), Shqipëria është një vend me korrupsion të lartë, që ndeshet në baza ditore. Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i njëjtë më atë të Bosnjë Hercegovinës, ndërsa kemi lënë pas Kosovën që është në vendin e 95-të.
Sipas raportit, shumica e njerëzve mendojnë se në të gjithë Ballkanin Perëndimor korrupsioni është rritur në dy vitet e fundit.
Në veçanti, thekson raporti, nivelet e korrupsionit janë të larta në Bosnjë Hercegovinë dhe në Shqipëri, me 65 dhe 66 për qind të të anketuarve.
“Transparency International” thekson se është bërë përpjekje në aspektin e ndërtimit të ligjeve anti-korrupsion por këto ligje nuk zbatohen./ tvklan.al