Në Ferizaj është thyer një veturë me targa të huaja ku është vjedhur një çantë me vlerë 500 euro dhe rreth 1 mijë euro para.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, toger Agim Gashi .
“Dje, në rrugën magjistrale është thyer një veturë. Viktima ka raportuar se vetura i është thyer nga persona të panjohur. Në parking i është thyer vetura e tij dhe nga vetura i është marrë pasaporta” , ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.