Ferizaj

Thyhen dyert e “Pastërtisë”, kompania rikthen shërbimet e administratës

By FerizajPress

August 19, 2022

Njoftimi i fundit

KRM « Pastërtia » – Ferizaj, njofton klientët që pas përfundimit te procedurave fillestare policore, kompania rikthen shërbimet e administratës dhe klientët mund të kenë qasje në shërbimet tona.

Thyhen dyert e “Pastërtisë”, pezullohen shërbimet e administratës

KRM “Pastërtia” ka njoftuar klientët se ka pezulluar shërbimet e administratës për shkak se persona të panjohur kanë thyer dyert në objektin qendror.

Kjo kompani thotë se pezullimi i shërbimeve vazhdon deri në një njoftim tjetër, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë nga “Pastërtia”:

KRM »Pastërtia » – Ferizaj, njofton klientët që për shkak të thyerjes së dyerve në objektin qendror nga persona ende të pa njohur, kompania pezullon shërbimet e administratës deri në njoftimin e radhës.

Ju falënderojmë për mirëkuptim