Niveli i lartë i kolesterolit renditet si problemi më i zakonshëm shëndetësor, dhe i prekë të gjithë njerëzit, e veçanërisht amerikanët.
Ky problem është shkaktari kryesorë për shumë probleme kardiovaskulare që shkaktojnë sulmet në zemër, pavarësisht moshës apo gjinisë, transmeton Telegrafi.
Faktorët që e shkaktojnë kolesterolin janë pirja e duhanit, ushqimi i dobët, mungesa e ushtrimeve fizike, mbipesha, diabeti etj., të cilat me pak vullnet mund të kontrollohen.
Sidoqoftë, shkaktarë tjerë janë edhe gjenet, për të cilat nuk keni çfarë të bëni.
Mirëpo, ka shumë ilaçe natyrale të cilat e ulin nivelin e kolesterolit, i pastrojnë arteret dhe njëkohësisht e rregullojnë shtypjen e lartë të gjakut.
Përbërësit:
– Një kilogramë limon
– Një qese sodë buke
– Pesë apo gjashtë tufa majdanoz
– 12 gota ujë
Pastroni limonët me ujë të ftohët dhe lini mënjanë. Në një tas më të madh, hidhni ujin dhe ngroheni.
Pastaj, shtoni limonët bashkë me sodën e bukës dhe lini ashtu për një orë.
Pas një ore, i prini tufat e majdanozit dhe i shtoni në produkt. I lini të ngrohen për dy tri orë dhe pastaj i transferoni në një gotë, të cilën e futni në frigorifer.
Çdo mëngjes, posa të zgjoheni, e përdorni këtë ilaç në stomak të zbrazët. Preferohet t’i përdorni katër lugë të gjellës me këtë produkt dhe ta përsëritni procedurën çdo mëngjes për 20 ditë radhazi.