Programi Global i Shkëmbimit Studentor (Global UGRAD) është program i sponsorizuar nga Zyra Amerikane e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore, e cila jep bursa për studentë te nivelit universitar në 55 vende të botës (përfshirë edhe Kosovën). Kjo bursë financohet plotësisht për një semestër të studimeve akademike jo-diplomike në një kolegj ose universitet të caktuar të SHBA–së. Kategortë: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë
KËRKESAT PËR KUALIFIKIM
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që është:
Mbi 18 vjeç; Shtetas kosovar, aktualisht rezident në këtë shtet; Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD; I regjistruar si student në cilindo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD (Programi Global UGRAD nuk mund të konsiderohet si semestër përmbyllës); Njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2019 ose Janar 2020 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data); Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program; Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit.
JO TË KUALIFIKUESHËM
Personat në kushtet e mëposhtme nuk kualifikohen për programin Global UGRAD
Qytetarë amerikanë dhe banues të përhershëm në Shtetet e Bashkuara; Personat që aktualisht studiojnë, jetojnë, ose punojnë jashtë vendit të tyre; Punonjës vendas të misioneve amerikane të cilët punojnë për Departamentin e Shtetit dhe/ose për Agjensinë Ndërkombëtare të Zhvillimit (USAID); punonjësit janë gjithashtu të pakualifikuar për një vit pas mbarimit të kontratës së punës.
FUSHAT E STUDIMIT
Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike.
UDHËZIME PËR APLIKIMIN
Aplikimi i plotë duhet të përmbajë:
Aplikimin; Një ese; Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit; Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara); Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.; Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit. Aftësia në gjuhën angleze
Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.
Aplikimet për Programin Global UGRAD 2019-2020 do të jenë të hapura nga data 1 nëntor 2018 deri më 31 dhjetor 2018 në orën 17:00, nëpërmjet një sistemi të aplikimit qendror të menaxhuar nga World Learning. Për informacione rreth aplikimit dhe udhëzime, ju lutemi vizitoni https://www.worldlearning.org/program/global-undergraduate-exchange-program/ (Global UGRAD website)