Lajme

Thirrja e BE’së: Kuvendi të konstituohet sa më parë, partitë të jenë të përgjegjshme

By FerizajPress

August 09, 2017

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak se partitë politike ende nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje rreth vazhdimit të seancës konstituive.

Në një përgjigje për Gazetën Express Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, kanë thënë se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se partitë duhet të veprojnë me përgjegjësi në mënyrë që të përmbushin detyrimet Kushtetuese dhe ligjore.