Ferizaj

Thirret mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Ferizajt

By FerizajPress

December 11, 2017

Ferizaj.11.12.2017. Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt është thirrur më datën 20 dhjetor. Në këtë seancë do të betohet kryetari i zgjedhur i komunës dhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal.

Ftesa për mbledhjen inauguruese vjen disa orë pas certifikimit të rezultateve për kryetar komune nga Komisioni Qendror Zgjedhor.