Portieri belg që këtë verë u transferua në ‘Santiago Bernabeu’ nga Chelsea, pritet që këtë ajvë të debutoi në fanellën e Real Madridit. Sipas raportimeve të fundit në mediet spanjolle, trajneri Julen Lopetegui ka vendosur që ndeshjen kundër Gironas ta nis me Courtoisin në portë. Courtois ka 15 ditë që ka stërvitur me Real Madridin, dhe duket i gatshëm për debutimin në fanellën e bardhë. Vendosja e Courtois në formacion bën që Keylor Navas të nis ndeshjen nga bankina. Ndeshja mes Gironas dhe Real Madridit luhet ditën e diel nga ora 22:15./Lajmi.net/