Thiago Silva nuk do të luajë sërish në Itali.
Qenërmbrojtësi ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës në Paris Saint-Germain, ka bërë të ditur e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.
Reprezentuesi brazilian do të jetë i lidhur me kampionin e Ligue 1 deri më 2019, përcjell “Lajmi.net”.
Thiago Silva së fundmi kërkohej nga Juventus, por duket se do të mbetet në Parc des Princes.
.