Lajme

Therrjet në Bruksel, sulm terrorist

By FerizajPress

October 05, 2016

Njëri nga policët është therur në qafë ndërsa tjetri në stomak, përderisa polici i tretë i cili ka ardhur në vendin e ngjarjes ka hundën e thyer.

Sulmuesi është shtënë në këmbë dhe është marrë nga ambulanca.

Identiteti i sulmuesit është bërë i ditur nga autoritetet si Hicham D, 43 vjeçar me nacionalitet belg.

Ndërsa nga zyra e prokurorisë është thënë që kanë arsye të besojnë që ky është një sulm terrorist.

Sulmi ka ndodhur disa orë pas evakuimit të stacionit Nord në Bruksel, për shkak te një paralajmërimi për bombë.

Dy policët e plagosur nuk kanë marrë plagë që rrezikojnë jetën e tyre.

.