Ferizaj

Theret me thikë një person në Ferizaj

By FerizajPress

November 29, 2018

Një person në Ferizaj ka njoftuar Policinë se pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Ramadan Reka”, një i dyshuar e kishte sulmuar fizikisht duke e therur me thikë në këmbë.

Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit, me vendimin e prokurorit u dërgua në qendrën e mbajtjes.