Ferizaj

Therren me thikë nxënësit e shkollës fillore në Ferizaj

By FerizajPress

November 29, 2017

Ferizaj.29.11.2017. Sot rreth orës 13:00 në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje në mes dy nxënësve në afërsi të shkollës fillore “Jeronim De Rada”

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi,  ka thënë se viktima është dërguar për trajtim dhe më pas është liruar për shtëpi.

“Po ju konfirmoj se ka ndodhur një përleshje me armë të ftohta kur një nxënës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi”, ka thënë Gashi