Paraditen e sotme, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi ka mbajtur një takim me përfaqësues të subjekteve politike në Kuvendin e Komunës si dhe përfaqësues të organizatave të luftës së UÇK-së, me qëllim themelimin e Komitetit për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së.
Në këtë takim, pas diskutimeve nga të pranishmit u themelua ky komitet joobligativ në këtë përbërje:
1. Luan Jahiri – Kryesues; 2. Xhafer Berisha – Anëtar i KK-së; 3. Ekrem Mustafa – Anëtar i KK-së; 4. Qerim Lipovica – Anëtar i KK-së; 5. Albion Murseli – Anëtar i KK-së; 6. Nexhat Shahini – Shoqata e Veteranëve të Luftës; 7. Kadri Islami – Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve; 8. Gazmend Neziri – Shoqata e Invalidëve të Luftës; 9. Skënder Ferizi – Shoqata e të Burgosurve Politik.
Qëllimi i themelimit të këtij mekanizmi është rritja e bashkëpunimit në mes organeve të qeverisjes lokale dhe shoqatave të dalura nga lufta, gjegjësisht vendimmarrjen e përbashkët për kërkesat, nevojat dhe projektet e ndryshme që do të zhvillohen nga organet komunale dhe shoqatat përkatëse.