Ferizaj

“The Special One” e shpëton Ferizajn, ja si duket zona e barazhit

By FerizajPress

May 17, 2019

Ferizaj e ka nisur stinorin pranveror nga fundi i tabelës dhe me fare pak shpresa. Bylbyl Sokoli rrezikoi shumë duke i marrë në dorë “frenat” e ekipit për të siguruar një vend në zonën e barazhit, shkruan Gazetasheshi.com.

Madje edhe në daljet publike “Profa” kishte deklaruar se Ferizaj e kërkon vetëm barazhin, por ndeshjet e mira dhe rezultate pozitive të arritura nga java në javë bënë që “Ujqit” të shpëtojnë edhe pa barazh.

Tani Ferizaj ka 43 pikë dhe renditet në vendin e pestë, duke bërë gjumin e rehatshëm për ndeshjen e javës së fundit ndaj Gjilanit.

‘Kuqebardhët’ morën tre pikët e shpresës në duel me Lirinë për të besuar në ndonjë mrekulli për javën e fundit të kampionatit.

Tani skuadra e Gentjan Mezanit ka 38 pikë dhe ndodhet në pozitën e dhjetë, vetëm dy më pak se skuadrat që janë jashtë zonës së barazhit (Ballkani & Drenica)