Lajme

Thaçin e bojkotoi familja Jashari [FOTO]

By FerizajPress

April 07, 2016

Megjithë se i kishin vendet e rezervuara, në seancën solemne ku Hashim Thaçi dha betimin si president, munguan përfaqësues të familjes heroike Jashari nga Prekazi.

Karrigia e rezervuar për ta mbeti bosh. Në seancën solemne të betimit munguan edhe përfaqësues të familjes Haradinaj, e cila për lirinë e Kosovës dha dy dëshmorë të kombit. Por betimin e Thaçit nuk e injoruan familja e Ibrahim Rugovës. Dy djemtë e tij Mendimi dhe Uka kanë qenë prezent në seancë.

Presidenti i zgjedhur në fjalimin e tij ka përmendur sakrificën e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe të komandantit legjendar Adem Jashari.

Në seancën solemne mungoi edhe ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëpartiaku i Hashim Thaçit, Bajram Rexhepi./KosovaPress