Lajme

Thaçi viziton familjen e Mujë Krasniqit

By FerizajPress

April 03, 2016

​Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka vizituar familjen e Mujë Krasniqit, njërit prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shkruar në facebook se familja Krasniqi gëzon respekt të veçantë dhe është meritore për lirinë e Kosovës.

“Kalova çaste të mira bisede me prindërit e Mujës, me nënë Shehiden dhe bacën Halil”, ka shkruar ai në facebook.