Lajme

Thaçi: Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, kundërvënia e parë kundër regjimit jugosllav

By FerizajPress

February 21, 2017

“Komandantët e shquar Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica 72 vjet më parë ranë në luftim me forcat ushtarake komuniste jugosllave, që po ushtronin terror shtetëror mbi popullatën shqiptare për muaj të tërë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia e parë më e fuqishme kundër diktaturës dhe regjimit jugosllav në Ballkanin Juglindor”, ka shkruar Thaçi në Facebook

Për nder të këtyre dy figurave historike, më 23 shkurt 2017, nën përkujdesjen time, do të mbahet një Akademi, në Teatrin Kombëtar, në orën 11. /Lajmi.net/