Lajme

Thaçi nis inaugurimin me drekë për gazetarët

By FerizajPress

April 08, 2016

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shtruar drekë për gazetarët me rastin e inaugurimit të tij. Në fotot e realizuar nga fotografi i KosovaPress-it shihet se si në ambientet e Qeverisë së Kosovës tavolinat janë mbushur me ushqim. Ky është edhe fillimi i sotëm i eventit ku në ora 11:00 siç është paraparë pritet të nis ceremonia e inaugurimit të Thaçit për president./KosovaPress/