Thaçi tha se “ndarja nga jeta e aktivistes, Sevdije Ahmeti, ishte lajm shumë pikëllues”.
“Ishte ndër të parat që kishte ngritur zërin për të drejtat e grave dhe fëmijëve në Kosovë, në kohën kur shumëkush kishte zgjedhur heshtjen. Me angazhimin e saj, kishte arritur të dokumentonte edhe shumë abuzime me të drejtat e njeriut në Kosovë”.
“Ajo ishte inspirim për shumë gra të tjera që të ngrehnin zërin kundër padrejtësive. Do të na mungojë kontributi i saj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
.