Lajme

Thaçi nga Ujmani: Kosova është e pavarur dhe sovrane

By FerizajPress

September 29, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot vendkalimin kufitar Bërnjak, në veri të Kosovës, doganën dhe policinë atje, ndërsa gjatë kthimit vizitoi Liqenin e Ujmanit.

Pas lundrimit në liqenin e Ujmanit, presidenti nga aty dha edhe një deklartë për media. “Në këtë vend të bukur, dolem për një shetitje lundrimi në liqenin e Ujmanit.

Desha t’i falenderojë edhe disa qytetarë serbë që me qerasen me kafe. Unë jam president i të gjihëve”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se liqeni i Ujmanit është një aset i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës.

Presidenti ka thënë se Kosova është një dhe e pandashme.

I pyetur nga gazetarët nëse planet për ndryshim të kufijve parashohin që Liqeni i Ujmanit t’i kalojë Serbisë, Thaçi tha:

“Edhe sot, nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës, dërgoj mesazhin më të mirë: të punojmë së bashku për Kosovën e re, për Kosovën në NATO dhe në BE. Kosova është një, unike, e pavarur dhe sovrane”.