Lajme

Thaçi nesër para Prokurorisë Speciale

By FerizajPress

August 21, 2016

Kryetari i Partisë Demokratike, Menduh Thaçi do të merret në pyetje informative në Prokurorinë Speciale Publike.

Raportohet se Thaçi në PSP do të paraqitet si dëshmitar për një rast që lidhet me publikimin e përgjimeve nga LSDM-ja vitin e kaluar, transmeton Alsat-M.

Të hënën bashkë me Thaçin para PSP-së duhet të flasin edhe Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE-ja dhe Samka Ibrahimovski.