Lajme

Thaçi nesër ia mësyn terrenit, viziton prodhuesit vendorë

By FerizajPress

March 01, 2019

Pas deklaratave të ashpra që kishte sot nga Tirana, presidenti Thaçi nesër do ia mësyjë terrenit.

Zyra për Media e Presidencës, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka treguar se presidenti Thaçi nesër në mesditë do ta vizitojë qendrën “ABI Çarshia” në Prizren.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër në orën 12:00, do ta vizitojë qendrën ‘ABI Çarshia’ në Prizren”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Presidencës.

Këto ditë shumica e politikanëve kanë nisur të shpërndajnë mesazhe politike me të madhe nga terreni.

Presidenti Thaçi kishte zgjedhur sot nga një samit në Tiranë, pjesë e të cilit ishin personalitetet me të njohura të diasporës shqiptare, që të fliste si asnjëherë më parë rreth ideve që po debatohen për të ardhmen e Kosovës dhe dialogun në Bruksel.