Lajme

Thaçi: Marrëveshja e Ohrit garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve

By FerizajPress

August 13, 2018

Sipas Thaçit, edhe pas 17 viteve ajo mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Implementimi i plotë i saj si dhe marrëveshja për emrin me Greqinë, përfundimisht i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi në facebook, duke shtuar që Kosova mbetet partner i vazhdueshëm i Maqedonisë dhe respektimit të të drejtave të popullatës shqiptare.

Para 17 viteve, më 13 gusht është nënshkruar Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu kishte dhënë fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001