Lajme

Thaçi: Ky është moment i ri dhe historik për Kosovën

By FerizajPress

July 07, 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se miratimi i propozimit për liberalizmin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, është moment historik për Kosovën.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka falendëruar eurodeputetët për angazhimin aktiv dhe vlerësimin real të të arriturave tona.

Postimi i plotë:

Miratimi i propozimit për liberalizimin e vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian është edhe një dëshmi tjetër e përkrahjes dhe e gatishmërisë së institucioneve të BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë. Ky është moment i ri dhe historik për Kosovën. I falënderoj eurodeputetët për angazhimin aktiv dhe vlerësimin real të të arriturave tona. Tani është radha që pa vonesë të veprojmë dhe t’i marrim vendimet ne si Kosovë. E ardhmja evropiane është e vetmja alternativë për Kosovën.