Lajme

Thaçi: Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal

By FerizajPress

May 04, 2016

Sot Komisioni Evropian ka vendosur për rekomandimin e liberalzimit të vizave për shtetin e Kosoës. E këtij lajmi më së shumti i gëzohen qytetarët dhe të gjithë instutucionet e vendit të cilët kanë punuar për t’u arritur ky vendim, transmeton Indeksonline.

Rreth këtij vendimi ka uruar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke thënë se pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime.

Ky është postimi i plotë:

Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë rrefuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për UEFA dje. Javë historike. HTH