Lajme

Thaçi: Kosova e gatshme të marrë përgjegjësitë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën  Preshevës

By FerizajPress

July 26, 2018

Ai në një konferencë për media ka thënë se qëllimi i këtij takimi ka qenë informimi për problemet dhe sfidat që i preokupojnë qytetarët shqiptarë të kësaj pjese.

Ai ka thënë se Kosova pas një dekade shtet është e gatshme të marrë përgjegjësitë për mbrojtjen e drejtave të shqiptarëve në Luginën  Preshevës.

Presidenti ka thënë se Kosova respekton integritetin territorial të së secilit shtet, por nuk mund t’I mbyll sytë për gjendjen e rëndë që sipas tij ia kanë konfirmuar edhe vetë sot udhëheqësit politikë të kësaj pjese.

“Dua të besojë se në Beograd do ta presin të qetë të drejtën ton legjitime për kujdesej të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu siç e presim ne të qetë kujdesin e Serbisë ndaj qytetarëve serb”, është shprehur Thaçi, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se presin që edhe Bashkimi Evropian të angazhohen për respektiin e të drejtave të shqiptarëve atje.

Ndërsa përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës falënderuan presidentin Hashim Thaçi për takimin dhe gatishmërinë për tu ndalur në ndihmë.

Ata po ashtu kanë kërkuar që të zgjidhet edhe çështja e Luginës së Preshevës të zgjidhet në fazën e dialogut, duke i kërkuar një zgjidhje afatgjate./Lajmi.net/