Lajme

Thaçi kërkon veprim të rreptë të organeve të rendit për gruan rome

By FerizajPress

May 31, 2019

Sot është sulmuar sërish gruaja e komunitetit rom në Ferizaj.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar presidenti Hashim Thaçi, i cili ka thënë se është e papranueshme dhe shumë e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Presidenti bën thirrje për veprim të menjëhershëm e të rreptë të organeve të rendit për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë.

“Është krejtësisht e papranueshme dhe shumë e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë. Sulmin kundër një qenie nuk e arsyeton as përkatësia ndonjërit komunitet e aq më pak raportimet e paverifikuara në mediat sociale apo në ndonjë portal. Ftoj për sjellje të përgjegjshme e qytetare të çdo kosovari, për raportim të përgjegjshëm të mediave dhe për veprim të menjëhershëm e të rreptë të organeve të rendit për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë. Në Kosovën tonë nuk do të ketë vend për dhunë. HTH”, thuhet në reagimin e presidentit.