Lajme

Thaçi ka uruar besimtarët mysliman për festen e Bajramit

By FerizajPress

July 04, 2016

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar besimtarët mysliman për festen e Bajramit, e cila festohet të martën.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit.

Në këtë festë, e cila vjen pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit”, uron Thaçi.

“Paqe, mirëqenie dhe shumë gëzime në familjet tuaja”, përfundon urimi i Presidentit.