Lajme

Thaçi: Ideja se reforma zgjedhore është për të humbur kohë duhet të bie

By FerizajPress

November 11, 2016

Ai ka thënë se mandati i institucioneve është i qartë nga presidenti, qeveria e zgjedhjet lokale dhe nuk ka kush këtu as çka të humb kohë e as të fitojë.

Por ka thënë se zgjedhjet lokale janë vitin e ardhshëm dhe duhet përmbyllur reforma.

Krejt këto reagime ai i ka bërë pas kundërshtimit të një pjese të shoqërisë civile dhe disa partive politike që koha e përfundimit të punimeve nga nëngrupet punues të kryhet deri në dhjetor.

Thaçi: Reforma është në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe partive politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin përmbyllës në takimin për reformën zgjedhore ka thënë se posti i presidentit ka qenë faktorë i ngërçeve politike prandaj duhet t’i dhënë përgjigje këtij procesi duke mohuar se nga ky proces ka ambicieje personale.

Ai ka thënë se duhet marrë një dispozicion kohor dhe të krijohet një konsensus.

“Reforma është në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe partive politike. Deri në javën e ardhshme do t’i krijomë dy nëngrupe punuese njeri për amandmentimin e ndryshimeve kushtetuese  që duhet t’i kryej punët deri me 10 dhjetor dhe ai për ndryshimin e ligjit zgjedhor që duhet ta kryej punën deri me 5 dhjetor të këtij viti”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa  Driton Selmanaj nga Demokracia plus ka kërkuar nga Thaçi të koncentrohet në arritjen e një konsensusi dhe edhe opozita të jetë e përfshirë.

Ai ka thënë se pa pjesëmarrjen e opozitës ky proces nuk do të ishte legjitim.  Ai ka thënë se duhet të ketë konsensus për këtë çështje dhe nuk duhet të krijojmë tema që nuk pajtohemi pasi ka mjaftë të tilla siç janë demarkacion, asociacioni dhe krijimi i ushtrisë./Lajmi.net/

.