Lajme

Thaçi i shpreh mbështetje komunitetit shqiptarë në Toronto, shpërndau edhe abetaren

By FerizajPress

September 14, 2016

Ai e garantoi komuntetin shqiptarë se do të kenë vëmendjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se ata do të jenë ura jonë lidhëse me Kanadanë.

Thaçi thekson se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, për brezat e rinj shpërndau edhe abetaren shqipe./lajmi.net

 

Postimi i Thaçit në Facebook:

Mbrëmë pata nderin të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga shoqatat e komunitetit shqiptar nga rajoni i Torontos në Kanada. I falënderova nga afër bashkatdhetarët tanë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite dhe i përgëzova për integrimin e tyre në jetën sociale, ekonomike e politike të Kanadasë.

U ndjeva krenar për të arriturat e tyre të cilat u konfirmuan edhe nga Ministrja e Ontarios për Shtetësi dhe Imigrim, znj. Laura Albanese, nga Kryetarja e Bashkisë së Mississaugas, znj. Bonnie Crombie, si dhe nga deputetë të Parlamentit të Ontarios.

Komunitetin tonë e garantova se do të kenë vëmendjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se ata do të jenë ura jonë lidhëse me Kanadanë. Gjithashtu, falënderova edhe qeverinë dhe popullin kanadez për mbështetjen e madhe gjatë periudhës së luftës më ‎1998 – 1999, për kontributin në kuadër të KFOR-it dhe për përkrahjen për pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, për brezat e rinj shpërndamë edhe Abetaren tonë shqipe.

Me pjesëmarrësit e pritjes kalova çaste të këndshme. HTH