Sport

Thaçi i del në krahë Xhakës e Shaqirit: Shqiponja nuk është simbol që ka vrarë njerëz

By FerizajPress

June 26, 2018

Dy shqiptarët u dënuan me nga 10 mijë franga për festën e tyre pas golave me Serbinë. E Thaçi dje para takimit me Vuçiqin theksoi se shqiponja është symbol që nuk e ka vrarë askënd, transmeton lajmi.net. “Ai simbol nuk është simbol që ka vrarë njerëz. Nuk është simbol i sulmit ndaj askujt. Është simbol i një shpendi. Prandaj, Zvicra le të fluturojë drejt suksesit”, ka thënë Thaçi para gazetarëve në Bruksel të hënën, një ditë pasi takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizim marrëdhëniesh. Ndaj vendimit të FIFA-s kanë reaguar serbët duke e cilësuar atë si trup. Kurse Federata serbe u dënua me mbi 54 mijë franga.  /Lajmi.net/